“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur iu rëndua sëmundja Pejgamberit ﷺ dhe e kaploi ligështia, Fatimja thoshte: “Ah, dhimbja e babait!” Atëherë, ai i tha: “Pas ditës së sotme, babai yt nuk do të ketë më dhimbje.” Pasi vdiq, ajo tha: “Babai im iu përgjigj Zotit që e thirri! Babai im e ka vendbanim xhenetin Firdeus! Për vdekjen e babait tim e lajmërojmë Xhibrilin!” Pasi e varrosën, Fatimja tha: “O Enes, si mundnit të hidhnit dhé mbi të Dërguarin e Allahut ﷺ!?””