“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Shuëbe, e këtij i ka treguar Hubejb ibn Abdurrahmani, e ky nga Hafs ibn Asimi se Ebu Seid ibn Mualai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po falesha në xhami, i Dërguari i Allahut ﷺ më thirri, por unë nuk iu përgjigja. Pastaj i thashë: “O i Dërguari i Allahut, isha duke u falur.” Ai më tha: “A nuk ka thënë Allahu: “Përgjigjjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret...” ?” (Enfal, 24) Pastaj më tha: “Do të të mësoj një sure, e cila është surja më madhështore në Kuran, para se të dalësh prej xhamisë.” Pastaj, më mori për dore dhe, para se të dilnim prej xhamisë, i thashë: “Vallë, a nuk më the: “Do të të mësoj një sure, e cila është surja më madhështore në Kuran” ? Ai tha: “ Është surja Fatiha. Ajo është shtatëshja e përsëritur dhe Kurani madhështor që më është shpallur.””