“Halid ibn Mahledi na ka thënë: Na ka treguar Sulejmani, e këtij i ka treguar Abdullah ibn Dinari se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një ditë, teksa njerëzit ishin duke e falur namazin e sabahut në Kuba, u vajti një burrë dhe u tha: “Sonte të Dërguarit të Allahut ﷺ i ka zbritur një pjesë e Kuranit, ku është urdhëruar të drejtohet nga Qabeja, andaj drejtohuni nga ajo.” Ata ishin të kthyer në drejtim të Shamit, kështu që u kthyen nga Qabeja.””