“Humejdiu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amri, e ky e ka dëgjuar Muxhahidin se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Te benu israilët ka pasur kisas, por jo shpagim. Allahu i Lartësuar i është drejtuar këtij umeti (të Muhamedit ﷺ): “O besimtarë! Është caktuar për ju kisasi për vrasje: i liri për të lirin, robi për robin dhe femra për femrën. Ai (vrasës) që falet nga farefisi i të vrarit...” (Bekare, 178) Këtu, me falje nënkuptohet kur farefisi i të vrarit pranon shpagim për vrasje të qëllimshme. “... duhet të sillet njerëzishëm dhe le të zbatojë dëmshpërblimin me të mirë...”: sillet me mirësi dhe jep shpagimin me mirësjellje. “... Kjo (falje) është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit...”: në krahasim me atë që u ishte obliguar popujve para jush. “... E kushdo që pas kësaj (faljes), e kapërcen kufirin, do të marrë një dënim të dhembshëm,”: pra, sërish kryen vrasje pasi t'i jetë pranuar e drejta për shpagim të gjakut.””