“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Ubejdullahu, e këtij i ka rrëfyer Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ditën e Ashures e agjëronin edhe njerëzit e periudhës paraislame, por, kur u obligua Ramazani, Pejgamberi ﷺ tha: “Kush dëshiron, le ta agjërojë (ditën e Ashures) , e, kush nuk dëshiron, të mos e agjërojë.””