“Ubejdullahu transmeton nga Israili, e ky nga Ebu Is'haku, e ky nga Berai. Ahmed ibn Othmani na ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e ky nga babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Kur zbriti urdhri për agjërimin e muajit Ramazan, sahabët nuk u afroheshin (për marrëdhënie) grave të tyre gjatë gjithë Ramazanit. Por, disa prej tyre e mashtronin vetveten (duke bërë marrëdhënie me bashkëshorte). Prandaj, Allahu e zbriti ajetin: “... Allahu e di mirë se ju nuk mund të duroheni, e keni tradhtuar veten, e Allahu jua ka pranuar pendimin tuaj dhe ju ka falur gabimin. Prandaj, ju lejohet kontakti me bashkëshortet tuaja dhe tani kërkoni atë që ka caktuar Allahu për ju. Dhe hani e pini deri në agim (deri në imsak) derisa të dallohet peri i bardhë nga peri i zi, pastaj plotësojeni agjërimin deri në muzg (deri në perëndim të diellit). Mos iu afrohuni atyre gjatë kohës kur gjendeni në itikaf në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut; pra mos iu afrohuni atyre! Kështu pra, Allahu ua shpjegon njerëzve dispozitat e Veta, që ata të ruhen.” (Bekare, 187)”