“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mutarrifi, e ky nga Shabiu se Adij ibn Hatimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “E pyeta Pejgamberin ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ç'nënkupton fija e bardhë dhe fija e zezë? Mos vallë është fjala për penjtë?” Ai më tha: “Ti na qenke qafëgjerë, nëse arrin t'i shohësh dy penjtë (në errësirën e natës) .” Pastaj tha: “Jo, fjala është për errësirën e natës dhe dritën e ditës.””