“Urve tregon (duke vazhduar hadithin paraprak) se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Allahu na ruajttë! Betohem në Allahun se çdo gjë që Allahu i ka premtuar të Dërguarit të Tij, ai e dinte se do t'i përmbushej para se të vdiste. Por, pejgamberët u sprovuan vazhdimisht, saqë u frikuan se pasuesit e tyre do t'i përgënjeshtrojnë, andaj ajetin e lexonte në këtë formë: ﴾وَظَنُّوا أَنَّهُمْ قَدْ كُذِبُوا﴿ duke e dyfishuar shkronjën ذ (dhal) te fjala كذِّبوا.””