“Abdullah ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e ky nga Seid ibn Musejebi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Çdo fëmijë të porsalindur shejtani e prek në çastet e lindjes, e në atë rast foshnja fillon të qajë nga prekja e shejtanit, përveç Merjemes dhe birit të saj.” Ebu Hurejra thotë: “Po deshët, lexojeni ajetin: “... dhe i kam lënë atë me pasardhësit e saj nën mbrojtjen Tënde kundrejt djallit të mallkuar.” (Ali Imran, 36)”