“Ibrahim ibn Mundhiri më ka thënë: Na ka treguar Ebu Damra, e këtij i ka treguar Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Abdullah ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se hebrenjtë i sollën të Dërguarit të Allahut ﷺ një burrë dhe një grua, nga mesi i tyre, që kishin bërë zina. Pejgamberi ﷺ u tha: “Si veproni me ata që bëjnë zina në mesin tuaj?” Ata u përgjigjën: “Ua nxijmë fytyrat me hi dhe i rrahim.” Pejgamberi ﷺ i pyeti: “Nuk keni dënim me gurëzim në Tevrat?” Ata thanë: “Nuk kemi gjetur diçka të tillë aty.” Abdullah ibn Selami u tha: “Po gënjeni! Silleni Tevratin dhe lexojeni, nëse jeni të sinqertë.” Mësuesi i tyre, që ua mësonte Tevratin, e vendosi dorën mbi citatin e gurëzimit dhe filloi të lexojë citatet para dhe pas tij, duke e anashkaluar citatin e gurëzimit. Kur e largoi dorën, Abdullah ibn Selami i tha: “Ç'është kjo?” Kur shikuan, panë se aty ishte ajeti i gurëzimit. Andaj, Pejgamberi ﷺ dha urdhrin dhe u gurëzuan afër vendit ku falet namazi i xhenazeve. Abdullahu thotë: “E pata parë burrin (që gurëzohej) të shtrihej mbi femrën për ta mbrojtur nga gurët.””