“Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Abde, e ky nga Hishami, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Humbi një gjerdan i Esmës. Kështu, Pejgamberi ﷺ dërgoi disa burra për ta kërkuar. Ata i zuri koha e namazit, ndërkohë nuk kishin abdes dhe nuk gjenin ujë, prandaj u falën pa abdes. Atëherë, Allahu e zbriti ajetin e tejemumit.””