“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi se Ibn Ebu Mulejke tregon se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e lexoi ajetin: “Me përjashtim të meshkujve të pafuqishëm, grave dhe fëmijëve...” (Nisa, 98) dhe tha: “Unë dhe nëna ime kemi qenë nga radhët e këtyre që Allahu i ka arsyetuar.” Përmendet se Ibn Abasi ka thënë: ﴾حَصِرَتْ﴿ (Hasirat): janë ngushtuar (90); ﴾تَلْوُوا﴿ (Telvu): dëshmoni me gjuhët tuaja. ﴾مَّوْقُوتًا﴿ (Mevkuten): në kohë të caktuar.””