“Ibrahim ibn Musai na ka thënë: Na ka rrëfyer Hishami, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi. [t]: Is'haku më ka thënë: Na ka rrëfyer Abdurrezaku, e këtij i ka rrëfyer Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Abdulkerimi, e këtij i ka treguar Miksemi, i çrobëruari i Abdullah ibn Harithit, se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke komentuar ajetin: “Nuk janë të njëjtë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre...” , (Nisa, 95) ka thënë: “Pra, (besimtarët që qëndruan në shtëpitë e tyre) gjatë Luftës së Bedrit dhe ata që dolën në Bedër.””