“Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Jahjai, e ky nga Ebu Seleme se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Një ditë, teksa Pejgamberi ﷺ po e falte namazin e jacisë, pasi tha: “Semi Allahu limen hamideh”, para se të binte në sexhde, u lut: “O Allah! Shpëtoje Ajash ibn Ebu Rabian! O Allah! Shpëtoje Seleme ibn Hishamin! O Allah! Shpëtoje Velid ibn Velidin! O Allah! Shpëtoji besimtarët e shtypur! O Allah! Vështirësojua gjendjen mudarit (fis arab) ! O Allah! Shndërrojua këto vite në thatësi sikurse vitet e Jusufit ﷺ!””