“Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Sufjani, e ky nga Kajsi se Tarik ibn Shihabi tregon se hebrenjtë iu drejtuan Omer ibn Hatabit (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “Ju lexoni një ajet që, sikur të na kishte zbritur neve, atë ditë do ta shpallnim ditë feste.” Omeri i tha: “Unë e di mirë ku e kur ka zbritur dhe ku ka qenë i Dërguari i Allahut ﷺ kur i ka zbritur. Ka qenë dita e Arafatit dhe të gjithë kemi qenë në Arafat. Ajeti është: “Sot jua përsosa fenë tuaj...” (Maide, 3) Sufjani thotë: “Dyshoj nëse ka qenë apo s'ka qenë e premte.””