“Jakub ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Uleje, e këtij i ka treguar Abdulaziz ibn Suhejbi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Atëkohë (para se alkooli të bëhej haram), posedonim vetëm këtë që ju e quani verë hurme. Një ditë, teksa po ua shërbeja këtë lloj vere Ebu Talhait, filanit e filanit, erdhi një burrë dhe tha: “A nuk ju ka arritur lajmi?” Ata pyetën: “Cili lajm?” Ai tha: “Që është ndaluar alkooli.” Thanë sakaq: “O Enes, derdhi këta qypa!” Pas lajmit të këtij burri, ata asnjëherë nuk iu kthyen verës e as pyetën për të.”