“Muhamed ibn Nadri na ka thënë: Na ka treguar Ubejdullah ibn Muadhi, e këtij i ka treguar babai i tij, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdulhamidi, shoku i Zijadit, se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Xhehli pati thënë: “O Allah, nëse ky (Kuran) është e Vërteta prej Teje, lësho mbi ne shi gurësh nga qielli ose dërgona një ndëshkim të dhembshëm!” Atëherë pati zbritur ajeti: “Por Allahu nuk do t'i ndëshkonte ata, përderisa ti ishe në mesin e tyre dhe, Allahu nuk do t'i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij. E përse të mos i dënojë Allahu, kur ata e pengojnë vizitën në Shtëpinë e Shenjtë (Qaben ë ) edhe pse ata nuk janë kujdestarë të saj?! Kujdestarë të saj janë vetëm ata që i frikësohen Allahut, por shumica e tyre nuk e dinë.” (Enfal, 33-34)”