“Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi; Humejd ibn Abdurrahmani më ka rrëfyer se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ebu Bekri, gjatë haxhit të tij, në ditën e Bajramit të Kurbanit, më dërgoi në mesin e disa të tjerëve në Mina që t'u thërrasim njerëzve: “Pas këtij viti, asnjë jobesimtar të mos vijë në haxh dhe askush të mos bëjë tavaf rreth Qabesë duke qenë i zhveshur!” Humejd ibn Abdurrahmani thotë: “Më pas, i Dërguari i Allahut ﷺ e dërgoi edhe Ali ibn Ebu Talibin dhe e urdhëroi të thërrasë duke e lexuar suren Teube.” Ebu Hurejra thotë: “Aliu thërriste së bashku me ne nëpër Mina, ditën e Bajramit, duke lexuar suren Berae dhe duke thënë: “Pas këtij viti, të mos vijë në haxh asnjë jobesimtar dhe askush të mos bëjë tavaf rreth Qabesë duke qenë i zhveshur!””