“Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Xherir nga Husajni se Zejd ibn Vehbiu tregon: “Shkova në Rabedhe tek Ebu Dherri dhe e pyeta: “Çfarë të solli në këto troje?” Ai u përgjigj: “Kur kam qenë në Sham, e pata lexuar ajetin: “Ata që grumbullojnë ar e argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm”, (Teube, 34) e në atë rast Muaviu pati thënë: “Kjo nuk ka zbritur për ne. Kjo ka zbritur vetëm për ithtarët e Librit.” Unë i pata thënë: “Ajo ka zbritur për ne dhe për ta.””