“Muhamed ibn Ubejd ibn Mejmuni na ka thënë: Na ka treguar Isa ibn Junusi, e ky nga Omer ibn Seidi se Ibn Ebu Mulejke tregon: “Shkuam tek Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili na tha: “A nuk po çuditeni me Ibn Zubejrin që është dhënë pas kësaj pune (hilafetit)? Unë vetë pata thënë se do t'i dal krah atij, gjë të cilën nuk e kam bërë për Ebu Bekrin dhe Omerin, të cilët kanë qenë më të mirë se ai, si dhe pata thënë: “Ai është djali i tezes së Pejgamberit ﷺ, i biri i Zubejrit, Ebu Bekrit dhe vëllait të Hadixhes e i biri motrës së Aishes, por ai m'u largua dhe më injoroi. Nuk më ka shkuar ndërmend që, pas gjithë kësaj që kam bërë për të, ai do të më injoronte, gjë me të cilën nuk mendoj se po synon ndonjë mirësi. E, nëse është e domosdoshme (që dikush të marrë pushtetin), të jem nën udhëheqjen e bijve të xhaxhallarëve të mi është më e dashur për mua sesa nën udhëheqjen e dikujt tjetër.””