“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Seidi, e këtij i ka treguar Xhuajd ibn Abdurrahmani, e këtij i ka treguar Jezid ibn Husajfe se Saib ibn Jezidi tregon: “Po rrija në xhami, kur dikush më gjuajti me guralec. Kur këqyra, e pashë Omer ibn Hatabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili më tha: “Shko dhe sillmi ata dy persona.” Kur ia çova, i pyeti: “Cilët jeni ju?” - ose ka thënë: “Prej nga jeni?” - Nga Taifi, - iu përgjigjën. - Sikur të ishit vendas, do t'ju jepja një dajak të mirë. Po e ngrini zërin brenda Xhamisë së të Dërguarit të Allahut ﷺ! - i qortoi Omeri.””