“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa Pejgamberi ﷺ ishte duke ligjëruar, erdhi një burrë dhe e pyeti: “Si falet namazi i natës?” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “E fal dy nga dy . Nëse frikësohesh se po hyn agimi, e fal vetëm një rekat , që ta përmbyllësh namazin e natës me vitër.” Velid ibn Kethiri ka thënë: “Më ka treguar Ubejdullah ibn Abdullahu se Ibn Omeri u ka treguar: “Një burrë e thirri Pejgamberin ﷺ teksa ishte në xhami.””