“Jakub ibn Ibrahimi më ka thënë: Na ka treguar Revhu, e këtij i ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Bishri, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi në Medinë, i gjeti hebrenjtë duke agjëruar ditën e Ashures. Kështu, i pyeti për këtë dhe ata thanë: “Kjo është dita që Musai triumfoi ndaj Faraonit.” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Ne jemi më meritorë për Musain se ata, andaj agjëroni këtë ditë.””