“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Mensuri se Seid ibn Xhubejri tregon: “E pyeta Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për fjalën e Allahut të Lartësuar: “... Ndëshkimi i tij është Xhehenemi...” (Nisa, 93) Ai më tha: “Nuk ka pendim për të (vrasësin).” Po ashtu, e pyeta për fjalën e Allahut të Lartësuar: “Edhe ata që pos Allahut, nuk lusin zot tjetër...” (Furkan, 68) Ai më tha: “Kjo ka qenë për periudhën paraislame.””