“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Mensuri, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Abide se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një rabin erdhi tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i tha: “O Muhamed, ne po e gjejmë (të shkruar në Tevrat) se Allahu do t'i vendosë qiejt në një gisht, tokat në një gisht, drunjtë në një gisht, ujin e dheun në një gisht dhe krijesat e tjera në një gisht, pastaj do të thotë: “Unë jam Mbreti!” I Dërguari i Allahut ﷺ qeshi, saqë iu dukën edhe dhëmballët, duke vërtetuar fjalën e rabinit, pastaj citoi: “Ata nuk e kanë vlerësuar siç duhet fuqinë e Allahut. Në Ditën e Kiametit, e tërë Toka do të jetë në grushtin e Tij, ndërsa qiejt do të mbështillen nën të djathtën e Tij. Qoftë i lavdëruar Ai dhe i lartësuar mbi idhujt që ia shoqërojnë Atij (në adhurim)! ” (Zumer, 67)”