“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane nga Ebu Bishri se Jusuf ibn Maheku tregon: “Muaviu e emëroi Mervanin udhëheqës të Hixhazit, kështu që ai ligjëroi dhe filloi ta përmendë Jezid ibn Muaviun që, pas babait të vet, t'i jepej besa atij. Por, Abdurrahman ibn Ebu Bekri i tha diçka Mervanit, gjë që e nxiti këtë të fundit të thotë: “Kapeni!” Sakaq, Abdurrahmani hyri në shtëpinë e Aishes, andaj ata nuk patën mundësi ta kapin. Mervani tha: “Ky është ai për të cilin Allahu e ka zbritur ajetin: “Mirëpo ndonjëri u thotë prindërve të vet: “Oh, për ju! A po më premtoni se do të ringjallem...” (Ahkaf, 17) Atëherë Aishja, nga prapa perdes, i tha: “Allahu nuk ka zbritur pjesë të Kuranit për familjen tonë, përpos shfajësimit tim.””