“Hasen ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Haxhaxhi, e ky nga Ibn Xhurejxhi, e këtij i ka rrëfyer Ibn Ebu Mulejke se Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Një grup kalorësish nga fisi benu temim shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe, ndër të tjera, Ebu Bekri tha: “Caktoje udhëheqës të tyre Kaëka ibn Mabedin. Ndërkaq, Omeri tha: “Jo! Caktoje Akraë ibn Habisin.” Atëherë, Ebu Bekri iu drejtua: - Deshe vetëm të më kundërshtosh! - Nuk desha të të kundërshtoj! - ia ktheu Omeri. Kështu, ata polemizuan dhe i ngritën zërat. Atëherë zbriti ajeti: “O ju që keni besuar! Mos nxitoni para (urdhrit të) Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe kijeni frikë Allahun! Vërtet, Allahu dëgjon gjithçka dhe është i Gjithëdijshëm.” (Huxhurat, 1)”