“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi se Ebu Is'hak Shejbaniu tregon: “E kam dëgjuar Zirr ibn Hubejshin në lidhje me ajetin: “Qëndronte sa largësia midis dy harqeve ose edhe më afër. E i shpalli robit të Tij, atë që i shpalli”, (Nexhm, 9-10) të ketë thënë: “Ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) na ka treguar se Pejgamberi ﷺ e ka parë Xhibrilin me gjashtëqind flatra.””