“Nasër ibn Aliu na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Ahmed Zubejri, e këtij i ka treguar Israili nga Ebu Is'haku, e ky nga Esved ibn Jezidi se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Surja e parë që ka zbritur me ajet të sexhdes është surja Nexhm. I Dërguari i Allahut ﷺ pati bërë sexhde (gjatë leximit të kësaj sureje) dhe së bashku me të bënë sexhde të gjithë ata që gjendeshin mbrapa tij, përpos njërit, të cilin e pashë se mori një grusht me dhé dhe bëri sexhde në të. Më pas, e kam parë po të njëjtin person të jetë vrarë si jobesimtar. Fjala është për Umeje ibn Halefin.””