“Abdullah ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Abdusamed Amiu, e këtij i ka treguar Ebu Imran Xhevniu nga Ebu Bekri, i biri i Abdullah ibn Kajsit, se babai i tij Abdullah ibn Kajsi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Dy xhenete, enët dhe ç'ka në to janë prej argjendi. Dy xhenete të tjera, enët dhe ç'ka në to janë prej ari. Mes banorëve të Xhenetit dhe mundësisë që ta shohin Zotin e tyre është vetëm perdja e Madhërisë në Fytyrën e Tij, në Xhenetin Adën.””