“Muhamed ibn Abdurrahimi na ka thënë: Na ka treguar Seid ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Bishri se Seid ibn Xhubejri tregon: “Ibn Abasin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) e pyeta për suren Teube, e në atë rast m'u përgjigj: “Surja Teube është ajo që i demaskoi (hipokritët). Në të vazhdimisht përmendej: “... ka prej tyre, ka prej tyre”, saqë ata u bindën se nuk la askënd prej tyre pa e përmendur.” - Po surja Enfal (ku ka zbritur)? - Ka zbritur në Bedër, - u përgjigj ai. - Po Surja Hashr? - Ka zbritur për fisin benu nadir, - tha Ibn Abasi.””