“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani nga Sufjani, e ky ia ka përmendur Abdurrahman ibn Abasit hadithin e Mensurit, e ky nga Ibrahimi se Alkame tregon se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ e ka mallkuar atë grua që ia zgjat (vazhdon) flokët tjetrës (me flokë të tjerë).” Alkame shton: “E kam dëgjuar prej një gruaje që quhet Umu Jakub, e cila transmeton nga Abdullahu hadithin e njëjtë me atë të Mensurit.””