“Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e këtij i ka rrëfyer Sufjani, e këtij i ka treguar Abdurrahman ibn Abisi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!), ajetin: ﴾إِنَّهَا تَرْمِي بِشَرَرٍ كَالْقَصْرِ﴿ “Ajo hedh shkëndija (të mëdha) sa kështjella (kasr)”, e lexonte “kasar" dhe thoshte: “Ne ngulnim një hu me gjatësi diku tri kute ose më të gjatë, ku i mbështetnim drutë në formë të një mullari, për t'i ruajtur për dimër. Këtë e quanim “kasar”. Ndërkaq, fjalën “xhimaletun": ﴾كَأَنَّهُ جِمَالَتٌ صُفْرٌ﴿ “Sikur të ishin deve (xhimaletun) të verdha”, e lexonte “xhumalatun" dhe thoshte: “Litarët e anijes, të cilët mblidhen dhe bëhen sikurse shtati i një burri mesatar.””