“Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Muaviu nga Ameshi se Ebu Salihu tregon se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) po transmetonte se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Koha mes dy fryrjeve (të Surit) është dyzet.” - Dyzet ditë? - pyetën të pranishmit. - Refuzoj (të përgjigjem)! - tha Ebu Hurejra. - Dyzet muaj? - pyeti dikush. - Refuzoj! - Dyzet vjet? - pyeti më tej dikush. - Refuzoj! Ebu Hurejra shtoi: “Pastaj Allahu lëshon shi nga qielli dhe ata mbijnë siç mbijnë bishtajat. Çdo pjesë e njeriut do të tretet, përveç një ashti të vetëm, pra, përveç kërbishtit , prej të cilit do të ringjallen krijesat në Ditën e Kiametit.””