“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Avni ibn Ebu Xhuhajfe, e ky e ka dëgjuar babain i tij Ebu Xhuhajfe (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e fali namazin e drekës dhe ikindisë nga dy rekate, në Bat'ha (rrafshinë afër Mekës). Para vetes kishte vendosur një shkop (të gjatë e me majë të mprehtë sikurse shtiza), ndërsa mbrapa shkopit kalonin gratë (e njerëzit e tjerë) dhe gomarët (e kafshët e tjera që i shfrytëzonin për bartje dhe rrugëtim).”