“Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Abdurrezaku nga Mameri, e ky nga Abdulkerim Xhezeriu, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëherë Ebu Xhehli tha: “Nëse e shoh Muhamedin duke u falur në Qabe, do ta godas në qafë.” Kjo i arriti Pejgamberit ﷺ dhe tha: “Sikur të provonte, do ta kapnin melekët.” Transmetimin e Mamerit e fuqizon Amër ibn Halidi nga Ubejdullahu, e ky nga Abdulkerimi.”