“Abdullah ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Abdurrahmani nga Sufjani, e ky nga Habib ibn Ebu Thabiti, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, një ditë, Omeri i pyeti të pranishmit për kuptimin e ajetit: “Kur të vijë ndihma e Allahut dhe Çlirimi (i Mekës).” (Nasr, 1) Ata iu përgjigjën: “Është për qëllim çlirimi i qyteteve dhe pallateve. Omeri m'u drejtua mua: “Çfarë thua ti, o Ibn Abas?” Unë iu përgjigja: “Fjala është për vdekjen e të Dërguarit të Allahut ﷺ, ose është marrë si shembull për të lajmëruar për vdekjen e tij.””