“Jusuf ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Amër ibn Murra nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “Tërhiqua vërejtjen farefisit tënd më të afërt” (Shuara, 214) dhe shoqëruesve të tu të sinqertë, i Dërguari i Allahut ﷺ hipi mbi Safa dhe thirri: “O njrëz!” Thanë: “Kush është ky?” Pasi u tubuan rreth tij, Pejgamberi ﷺ u tha: “Çfarë mendoni, sikur t'ju njoftoja se një ushtri kalorësish prapa kësaj lugine po bëhet gati t'ju sulmojë, a do të më besonit?” - Po. Kurrë s'kemi dëgjuar prej teje gënjeshtër, - i thanë ata. - “Atëherë, unë po ju paralajmëroj për një dënim të rëndë!” - u tha Pejgamberi ﷺ. Atëherë Ebu Lehebi iu drejtua: “Qofsh i shkatërruar! A për këtë na tubove?!” Atëherë zbriti ajeti: “Qofshin të shkatërruara duart e Ebu Lehebit, e ai veçse është shkatërruar!” (Mesed, 1-2)”