“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Muëtemiri, e ky e ka dëgjuar babanë e tij se Usame ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Xhibrili ﷺ shkoi te Pejgamberi ﷺ në prani të Umu Selemes dhe bisedoi me të. Pejgamberi ﷺ e pyeti Umu Selemen: “Kush qe ky?” - a sido që të ketë thënë ai. Ajo tha: “Ky është Dihje.” Pastaj ai (Xhibrili) u largua. Umu Seleme tregon: “Betohem në Allahun se isha e bindur se ai ishte vetë Dihje, derisa e dëgjova Pejgamberin ﷺ gjatë ligjërimit duke treguar për Xhibrilin (që i kishte ardhur për ta takuar).” Muëtemiri thotë: “Babai im tregon: “E pyeta Ebu Othmanin: “Prej kujt e ke dëgjuar këtë?” Më tha: “Prej Usame ibn Zejdit.””