“Amër ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahimi, e këtij i ka treguar babai i vet nga Salih ibn Kejsani, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjatë periudhës para vdekjes së të Dërguarit të Allahut ﷺ, Allahu i Lartësuar ia shpeshtoi zbritjen e shpalljes, krahasuar me atë që i zbriste më parë.”