“Ubejdullah ibn Musai na ka thënë: Na ka treguar Israili nga Ebu Is'haku se Berai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur zbriti ajeti: “Nuk janë të barabartë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre dhe ata që luftojnë në rrugën e Allahut”, Pejgamberi ﷺ tha: “Ma thirrni Zejdin dhe le të marrë me vete pllakën dhe bojën me penë, - ose ka thënë: penën me bojë .” Pastaj iu drejtua atij: “Shkruaj: “Nuk janë të barabartë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre ...”, e në atë rast Amër ibn Umu Mektumi i verbër, që qëndronte pas shpinës së të Dërguarit të Allahut ﷺ, tha: “O i Dërguari i Allahut! Po mua, me se po më urdhëron, ngaqë unë jam i verbër?” Atëherë, në vend të këtij ajeti, zbriti: “Nuk janë të barabartë ata besimtarë që rrinë në shtëpitë e tyre, - përveç të paaftëve, - dhe ata që luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë dhe jetën e tyre.” (Nisa, 95)”