“Abdani na ka treguar se Ebu Hamzai transmeton nga Ameshi, e ky nga Shekiku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I kam mësuar suret që janë të përafërta me njëra-tjetrën, të cilat Pejgamberi ﷺ i lexonte të çiftëzuara, dy nga dy, në çdo rekat.” Pastaj Abdullahu u largua e Alkame i shkoi pas. Kur Alkame doli, e pyetëm, e në atë rast ai na tha: “Fjala është për njëzet suret prej fillimit të mufesalit, sipas shkrimit të Ibn Mesudit, prej të cilave, të fundit janë ato që fillojnë me “Ha mim”, surja Duhan dhe Nebe.””