“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi se Shekik ibn Seleme transmeton se Abdullah ibn Mesudi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) gjatë hutbes ka thënë: “Betohem në Allahun se drejtpërdrejt nga goja e të Dërguarit të Allahut ﷺ kam marrë shtatëdhjetë e ca sure dhe betohem në Allahun se sahabët e të Dërguarit të Allahut ﷺ e dinë mirë se unë jam më i dituri prej tyre për Librin e Allahut, edhe pse nuk jam më i mirë se ata.” Shekiku thotë: “Pastaj u ula në disa grupe për të dëgjuar çfarë do të thonë për këtë, por nuk dëgjova askënd të thoshte të kundërtën.””