“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi e këtij i ka treguar Muslimi nga Mesruku se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) thotë: “Betohem në Allahun, përveç të Cilit s'ka zot tjetër, se nuk ka zbritur ndonjë sure e Librit të Allahut veçse kam dije për të se ku ka zbritur, si dhe nuk ka zbritur ndonjë ajet i Librit të Allahut veçse kam dije për të se për kë ka zbritur. Andaj, sikur të njihja dikë më të ditur se unë për Librin e Allahut, tek i cili mund të arrija me deve, do të nisesha për tek ai.””