“Omer ibn Hafsi na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi dhe Dahak Meshrikiu se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ u tha shokëve të tij: “Vallë, a nuk mund ta lexoni një të tretën e Kuranit brenda një nate?” Kjo gjë i ngushtoi ata, andaj thanë: “E kush mund ta bëjë këtë, o i Dërguari i Allahut?!” Ai u tha: “Surja Ihlas është sa një e treta e Kuranit.” Ebu Abdullahu (Buhariu) transmeton nga Ibrahimi (se për këtë hadith ka thënë): “Mursel.” Ndërkaq, nga Dahak Meshrikiu: “Musned.””