“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Allahu nuk dëgjon diçka më vëmendshëm sesa që e dëgjon një pejgamber duke kënduar Kuran.” Një nxënës i Ebu Selemes ka thënë se hadithi aludon në leximin me zë.”