“Amër ibn Avniu na ka thënë: Na ka treguar Hamadi nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një grua vajti te Pejgamberi ﷺ e i tha se martesën e saj ia kishte lënë në dorë Allahut dhe të Dërguarit të tij ﷺ. Pejgamberi ﷺ i tha: - “Unë nuk kam nevojë për gra.” - Martoje me mua! - tha një burrë. - “Atëherë, dhuroja një rrobë!” - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - Nuk kam, - tha ai. - “E po, të paktën dhuroja një unazë hekuri!” - tha Pejgamberi ﷺ. Pasi ai këmbënguli, Pejgamberi ﷺ i tha: - “Sa di përmendsh nga Kurani?” Ai i tregoi se di kaq e aq, prandaj Pejgamberi ﷺ i tha: “Po të martoj me të, e për mehër mësoja pjesët që di përmendsh prej Kuranit.””