“Rebi ibn Jahjai na ka thënë: Na ka treguar Zaide, e këtij i ka treguar Hishami nga Urve se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ dëgjoi një burrë duke lexuar në xhami dhe tha: “Allahu e mëshiroftë! M'i kujtoi disa ajete të filan sures.” Muhamed ibn Ubejd ibn Mejmuni na ka thënë: “Na ka treguar Isa nga Hishami se (Pejgamberi ﷺ) ka thënë: “... të cilat më paskan dalë nga mendja, të po asaj sureje.” Transmetimin e Zaides e fuqizon Ali ibn Mus'hiri dhe Abde nga Hishami.”