“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Urve, e ky nga hadithi i Misver ibn Mahrames dhe Abdurrahman ibn Abdulkaëri se Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Dëgjova Hisham ibn Hakimin duke e lexuar suren Furkan, gjatë kohës kur Pejgamberi ﷺ ishte ende gjallë, dhe e dëgjova me vëmendje leximin e tij. Kuptova që ai po e lexonte atë në shumë dialekte, të cilat mua nuk m'i kishte lexuar ndonjëherë i Dërguari i Allahut ﷺ, andaj veç sa nuk iu vërsula teksa ishte duke u falur. Mezi durova derisa dha selam, pastaj ia shtrëngova rrobën e sipërme për fyti dhe i thashë: “Kush ta ka lexuar suren që të dëgjova duke e lexuar?!” Ai tha: “Ma ka lexuar i Dërguari i Allahut ﷺ.” I thashë: “Po gënjen, sepse Pejgamberi ﷺ mua ma ka lexuar ndryshe nga ajo që e lexove ti.” E mora me vete dhe u nisëm për te Pejgamberi ﷺ, të cilit i thashë: “E dëgjova këtë duke e lexuar suren Furkan në një dialekt që ti nuk ma ke lexuar, ndërkohë ti ma pate lexuar edhe mua suren Furkan.” Pejgamberi ﷺ tha: “Lexoje atë, o Hisham!” Ai lexoi ashtu siç e kisha dëgjuar pak më parë prej tij. Atëherë i Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kështu ka zbritur.” Pastaj tha: “Lexo, o Omer!” Unë lexova ashtu siç ma kishte lexuar mua. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Kështu ka zbritur.” Pastaj vazhdoi: “Në të vërtetë, Kurani ka zbritur në shtatë dialekte, andaj lexojeni në cilindo dialekt që ju vjen më lehtë!””