“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Mehdi ibn Mejmuni, e këtij i ka treguar Vasili se Ebu Vaili tregon se një paradite shkuan tek Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e në atë rast një burrë tha: “Mbrëmë e lexova mufesalin.” Abdullahu i tha: “Me nxitim, vallë, siç recitohen poezitë?! Ne e kemi dëgjuar leximin e Pejgamberit ﷺ dhe unë i di përmendsh suret e përngjashme (për nga gjatësia), të cilat i lexonte Pejgamberi ﷺ. Ato ishin tetëmbëdhjetë sure prej mufesalit dhe dy sure nga ato që fillojnë me Ha Mim.””